Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se kosovari i arrestuar është Sh.Halili, rreth 23-vjeçar, i cili u prangos gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet për përfshirje në këtë rast.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndalimin e të dyshuarit, pasi u njoftuan nga autoritetet e shtetit gjerman.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.