Arrestohet një burrë në Gjilan, po bashkëjetonte me një të mitur

Një burrë në Gjilan është arrestuar për shkak se po bashkëjetonte me një të mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërkaq e mitura është dërguar në strehimore.

“Gjilan, 28.06.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.