Arrestohet një burrë në Gjilan, ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas dhe vajzës
Është arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe së bijës së tij.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan / 13.07.2024 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosovare. Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
