Arrestohet një grua, kultivuese e drogës

Policia shqiptare në Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj (Njësia Administrative Balldre), po kultivoheshin bimë narkotike, ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetases A. C., 52 vjeçe.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55-vjeç dhe A. C., 22-vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

‘Shtetasja A. C. është kapur në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në pronën e tyre në fshatin Gocaj, Lezhë, thuhet në njoftimin e policisë’. (foto arkiv)