Arrestohet një grua në Viti, e rrahu kunatin e saj
Një grua është arrestuar pasi e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të saj.
Sipas policisë, nuk është raportuar për lëndime.
“Viti 04.02.2022 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht kunatin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

