Arrestohet një i dyshuar i “vjedhjeve të rënda” në Viti
Policia e Kosovës në Viti, pas informatave të grumbulluara përmes rrugëve operative, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë personin e dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës për rastin “Vjedhje e rëndë”.
Rasti ishte raportuar më 7 mars 2020, kur i dyshuari kishte depërtuar me forcë në objektin e xhamisë të qytetit në Viti ku dyshohet se forcërisht kishte thyer një kasafortë dhe nga aty dyshohet se kishte marrë para në vlerë prej 40 euro.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës nga ana e hetuesve të Policisë së Kosovës, në Viti.
Dyshohet se ky i dyshuar të jetë i involvuar edhe në së paku tri (3) raste të tjera të veprave penale “Vjedhje e rëndë” nëpër xhami në Viti dhe Pozheran gjatë vitit të kaluar.
I dyshuari, i moshës madhore, shqiptar shtetas i Kosovës, me banim rezident në Komunën e Drenasit, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, procedohet në procedurë të rregullt.
Me qëllim të ndjekjes dhe arrestimit të personave të involvuar në vepra të ndryshme penale, kryesisht “Vjedhje të rënda” gjate muajit shkurt dhe fillimit të muajit mars 2020, Policia e Kosovës njësia hetimeve nga stacioni Policor i Vitisë kanë arrit që ti zbardhin edhe së paku gjashtë (6) raste te tjera të “vjedhjeve” dhe dy (2) raste të “vjedhjeve të rënda” që janë paraqite në zonën e përgjegjësisë së Vitisë, duke i dërguar personat e dyshuar para organeve të drejtësisë.
Policia e Kosovës stacioni policor i Vitisë falënderon qytetaret për bashkëpunimin drejtë zbulimit te veprave penale që paraqiten në zonën e përgjegjësisë të komunës së Vitisë, duke krijuar kështu një ambient, të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetaret, thuhet në njoftimin e policisë së rajonit të Gjilanit.

