Arrestohet një i dyshuar në rastin “Brezovica”, ndërmjetësoi në ryshfet

I dyshuari me inicialet R.M., ngarkohet me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”

Sipas Prokurorisë, i njëjti bashkë me dy persona tjerë dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimn e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë 70 mijë euro nga investitorët në vikend në zonën e Brezovicës.

Të enjten e kaluar, Prokuroria në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion, i cili ka përfunduar me katër persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.