Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Pas marrjes së informatës përmes rrugëve operative për një rast të ‘Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, Policia në Gjilan, me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes në një restaurant në hyrje të fshatit Përlepnicë.

Aty kanë takuar një person të dyshuar shqiptar, shtetas i Kosovës i cili ka tentuar që jashtë restauranit ta hedhë një arme pistoletë (në tentim të fshehjes) të llojit TT me nëntë copë fishekë.

Arma dhe municioni janë konfiskuar nga ana e policisë si provë materiale për Gjykatë.

I dyshuari B.Rr (1980) është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.