Arrestohet një i dyshuar për dëmtimin e varrezave në Kllokot
Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan, pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” i cili ka ndodhur më datë 2.10.2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat ortodokse, sot më datën 08.12.2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit.
I dyshuari gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale, thuhet në njoftim.

