Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin për dhunimin e një gruaje. Rasti ka ndodhur gjatë muajit shtator të këtij viti, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën më 2 tetor.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërkaq i dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.