Arrestohet një i dyshuar për grabitjen në Parallovë

Policia në Gjilan ka njoftuar për arrestimin e një personi në lidhje me rastin e grabitjes së armatosur në Parallovë, të automjetit që po barte paratë e bankës, para 12 ditësh.

Fsh. Parallovë, Novobërdë, 18.11.2021-15:25. Në lidhje me rastin është raportuar se me 30.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

Informata e datës 18 nëntor:

Një automjet që transportonte para për bankat, është sulmuar me armë zjarri sot në rrugën Gjilan-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, togeri Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se më datën 18.11.2021, rreth orës 15:25, kemi pranuar një informatë se në fshatin Parallovë, magjistralen Gjilan-Prishtinë, persona të panjohur kan shtënë me armë zjarri në drejtim të një kombi i një kompanie, i cili ka qenë duke transportuar para të bankave”, ka thënë Hashani. (foto arkiv)