Arrestohet në Viti një i dyshuar për posedim të substancave narkotike

Në orët e pasdites së djeshme, policia e Kosovës, njësiti për reagim të shpejtë në Gjilan, deri sa ishte në pikë kontrolli në fshatin Drobesh, komuna e Vitisë, ka ndaluar veturën Opel me targa vendore 06 ku ishin vozitësi dhe një pasagjer.

Gjatë kontrollit fizik, tek i dyshuari pasagjer F. S janë gjetur dy qese plasmasi me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë prej 15.09 gram.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit F. S, 23-vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 269.

Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtjeje për 48 orë dhe rasti procedohet në Prokurorine Themelore, thuhet ne njoftimin e policisë. (foto arkiv).