Arrestohet një i dyshuar për privim të kundërligjshëm të lirisë dhe detyrim

Drejtoria Rajonale e Policisë  në Gjilan, pas një pune operative nga Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan në lidhje me rastin i cili ka ndodhur më datë 15.10.2021 në qytetin e Novobërdës – “Privim i kundërligjshëm i lirisë, detyrim” nga i dyshuari K.M. (1985) (M/T/K) ndaj viktimës B.K. (1994) (M/SH/K).

I dyshuari ka qenë në arrati deri më datë 07.12.2022 kur është arrestuar në shtëpinë e tij në Mamushë nga Njësia e Hetimeve Rajonale.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhrin e Prokurorisë për krime të rënda, është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.