Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Gjilan
Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan pas veprimeve mirë të organizuara operative kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin, shtetas i Kosovës (1997), raporton Mediafokus.info.
Sipas policisë, ai dyshohet se më 2 dhjetor 2020 këtu në Gjilan, duke shfrytëzuar mos prezencën e punëtorëve në një sektor të një marketi (parfumerisë), dyshohet të ketë vjedhur gjësende të ndryshme dhe më pas ka ikur nga marketi.
I dyshuari i lartshënuar ka dy urdhër arrest paraqitje në Gjykatën Themelore në Gjilan për dy raste të vjedhjeve që dyshohet t’i ketë kryer më herët.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Janë gjetë prova të qëndrueshme se i njëjti është i dyshuar si i involvuar në një numr të madh të rasteve të veprave penale të “vjedhjeve” dhe “vjedhjeve të rënda”.
Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurinë Themelore./Mediafokus.info/

