Arrestohet një kryeprokuror

Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, është vënë në pranga këtë të mërkurë me urdhër të SPAK, pasi dyshohet për korrupsion, raportojnë mediat shqiptare.

Përveç Kariqit është arrestuar edhe një person tjetër, Isuf Gega, ndërsa ndaj dy personave të tjerë nuk është ekzekutuar ende urdhri i arrestit, të cilët akuzohen për korrupsion aktiv të gjyqtarëve.

SPAK thotë se nga hetimet e kryera, rezulton se Kariqi ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare për të favorizuar persona në hetim.