Arrestohet një mjek, dyshohet për marrje ryshfeti
Policia e Kosovës ka arrestuar një mjek në Vushtrri, nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Burime të Veriu.info nga QKMF-ja e Vushtrrisë bëjnë të ditur se mjeku i arrestuar Avdullah Vojvoda po intervistohet nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Siç mëson Veriu.info aksioni është realizuar me përdorimin e masave të fshehta, i cili ka rezultuar me arrestimin e tij në QKMF-në e Vushtrrisë.
Momentalisht mjeku po intervistohet nga krimet ekonomike, ndërsa pritet marrja e vendimit nga prokurori i rastit për ndalim prej 48 orësh.

