Arrestohet një nxënës për përdorimin e sprejit në klasë
Një nxënës është arrestuar nën dyshimin për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm pasi ka hedhur sprej në klasën e tij.
Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.11.2022 – 12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur (përdorur) sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

