Arrestohet një nxënës, sulmoi drejtoreshën e shkollës

Një nxënës në Mitrovicë është arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës së shkollës në fshatin Kqiq.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Kqiq, Mitrovicë Jugu 26.04.2022 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nxënës), pasi që në oborrin e shkollë ka penguar dhe më pas ka sulmuar drejtoreshën e shkollës viktimën femër kosovare e cili ishte duke kryer disa aktivitete me disa nxënës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. (foto ilustrim)