Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunim

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar një femër.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

DHUNIM /Fushë Kosovë 17.09.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)