Arrestohet një person në Fushë Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar nën dyshimin se në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPERDORIM I FEMJEVE NE PORMOGRAFI/Fushë Kosovë 06.03.2023 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

