Arrestohet një person në këtë lagje të Gjilanit për posedim të narkotikëve

Policia ka arrestuar dje një person në Gjilan, pasi i janë gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë.

NJOFTIMI

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Lagjja Dardania, Gjilan 29.03.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.30 gram.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.