Arrestohet një person në Prishtinë, shkaktoi dhunë psikike ndaj nënës së tij

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person dje në Prishtinë, i cili dyshohet se në vazhdimësi i ka shkaktuar dhunë psikike nënës së tij.

Raporti i plotë:

Prishtinë 29.09.2023-12:30-21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.