Arrestohet një person në Prizren, nuk i bindet urdhrit të policisë për ndalje

Një person në Prizren është arrestuar për mosrespektim të urdhërit të personit zyrtar dhe është dërguar në mbajtje, derisa është sekuestruar një veturë pa targa, të cilin ishtin duke e përdorur ai dhe tre të dyshuarit tjerë.

Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 26.04.2021 – 02:16. Është arrestuar njëri nga katër të dyshuarit mashkull kosovarë pasi që nuk kishte respektuar urdhërata e personit zyrtar për t’u ndalur. Gjithashtu është sekuestruar edhe një veturë pa targa të cilën ishin duke e përdorur të dyshimtit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari fillimisht të dërgohet në mbajtje. Në bazë të urdhëresës së gjykatës i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë, thuhetn në njoftimin e policisë.