Arrestohet një person në Viti, ishte i dehur

Në Viti është arrestuar një person në qendrën e votimit. Ai ishte i dehur. Mehdi Peposhi ka thënë për Klan Kosova se vëllai i tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Ai erdh me mua dhe më tha të hyjë qetë dhe të votojë, sepse vota është votë. Unë hyra të votojë dhe më pas ai hyri pas meje dhe tjetër nuk di çfarë të them”, ka thënë Peposhi.

Rasti nuk ka të bëjë me procesin e votimit, sipas policisë, por me prishje të rendit dhe qetësisë publike.