Arrestohet një person nga Malisheva pasi e rrahu gruan
Policia njofton se ka arrestuar dje një person nga komuna e Malishevës, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Raporti i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 26.09.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare.
I dyshuari pasi që ka probleme psikike, për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar për tretman mjekësor në repartin e Psikiatrisë ku edhe vazhdon të trajtohet.
Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet.


 
 
						 
						