Arrestohet një person për dhunim

Polica e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, nën dyshimin për dhunim.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Prishtinë 08.11.2022 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.