Arrestohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar dhe mbajtje pronësi të armëve

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, ka arrestuar sot një person të dyshuar me inicialet M.L.

Prokuroria Speciale njofton se si rezultat i këtij operacioni, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materialëve plasëse’’ nga neni 364, dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontrolle, ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 i KPRK-së,  është arrestuar një (1) person i dyshuar me inicialet M.L, ndaj të cilit janë duke vijuar procedurat ligjore.

Në cilësinë e provave dhe dëshmive materiale janë sekuestruar: një pushkë automatike, 12 fishekë AK-47, 205 fishekë të armës së gjatë, një karikator i armës AK-47, një kondakt – druri dhe një telefon si dhe dëshmi tjera relevante lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale, i dyshuari ndalohet në ndalim policor, në kohëzgjatje prej 48 orëve, thuhet në njoftim.