Arrestohet një prokuror dhe një oficier policie

Prokurori i Sarandës, Sali Hasa është arrestuar sot pasi akuzohet për veprën penale të korrupsionit, raporton news24.

Gjithashtu mësohet se në pranga ka rënë edhe Napolon Hodaj, oficer i Policisë Gjyqësore.

Po ashtu i arrestuar është edhe Bledar Hajredini, zyrtar i klubit ‘Përmeti’, edhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit.

Nuk ka ende detaje nga policia për operacionin.