Arrestohet një roje pylli

Një roje pylli është arrestuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare pasi dyshohet se ka lejuar të hyjnë e të dalin kamionë me dru pa dokumentacion përcjellës.

Istog 24.11.2021-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i pylltarisë, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka lejuar që të hyjnë dhe dalin kamionë të ngarkuar me dru pa dokumentacion të rregullt përcjellës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv).