Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një serb në Zveçan. Zv/komandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se ai është ndaluar për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

I arrestuari është Sreçko Sofronijeviq dhe i njëjti tashmë është ndaluar për 48 orë.

“Ai është transferuar në stacionin e Jugut dhe është ndaluar për 48 orë”, tha Elshani.