Arrestohet një shtetas i Serbisë, tentoi ta korruptojë policinë e Kosovës

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Klinë, pasi ka tentuar ta korruptojë Policinë e Kosovës, për t’i shpëtuar gjobës për kundërvajtje në komunikacion.

DHËNJE E RYSHFETIT

Klinë, 20.04.2022  18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje,  tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. (foto arkiv)