Arrestohet një shtetas shqiptar, tentoi t`i korruptojë policët kosovarë
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Vermicë, pasi u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarëve të Policisë së Kosovës, me qëllim që gruas së tij me ndalesë për 5 vite, t’i lejohet hyrja në Kosovë.
“PKK-Vermicë 05.07.2021-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti u ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtareve policor me qellim qe ti lejojnë hyrjen në Kosove bashkëshortes së tij e cila kishte ndalesë hyrje në Kosove për pesë vite. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e Policisë.

