Arrestohet një shtetase e Serbisë, nuk ka respektuar refuzimin për hyrje në Kosovë

Një shtetase e Serbisë është arrestuar për kalim të paautorizuar të kufirit, pasi ka hyrë në Kosovë pas refuzimit që i ishte bërë nga autoritetet e këtushme.

Njoftimi i policisë:

KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

PKK-Merdare, 25.04.2022-22:55. Është arrestuar e dyshuara, femër, shtetase e Serbisë, (në shkuarje-dalje) nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, pasi që me datë 22.04.2022  të njëjtës i ishte refuzuar hyrja në territorin e RKS-së. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.