Arrestohet për shtrëngim, e futi me dhunë një vajzë në veturë
Një person është arrestuar për ‘shtrëngim’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi ka futur me dhunë një vajzë në veturën e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHTËRNGIM/Gjakovë 21.01.2022 – 23:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte futur me dhunë në veturën e tij, viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

