Arrestohet njëri nga sulmuesit e portierit të Ballkanit në Gjilan
Hyrja e tifozëve në fushë dhe sulmi ndaj portierit Frashëri i qiti hije të keqe derbit të javës Gjilani-Ballkani.
Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe tifozët shpërthyen nga gëzimi.
Ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, i cili përfundoi në spital.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë është arrestuar njëri prej personave që ka qenë i involvuar në këtë incident, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.
Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punua intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

