Arrestohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj
Një 32-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë dy të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, e cila ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit, A.S. 32-vjeçar është arrestuar, derisa në kërkim mbetet ende D.K, 29-vjeçar.
Rasti, sipas njoftimit të policisë ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:08 minuta, ku viktima ishte dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
Dy të dyshuarit ndërkaq kishin ikur në drejtim të panjohur.
Identiteti i të dyshuarve është bërë i ditur nga kamerat e sigurisë, ku është gjetur gjithashtu edhe vendi i krimit.
Viktima, sipas policisë, është M.O, 18-vjeçare. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejme hetimore, thotë policia.

