Arrestohet nusja e cila e mbyti vjehrrën me thikë

Një krim në familje ka ndodhur mbrëmë, kur nusja e ka vrarë vjehrrën, duke e therrur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Burim, ku 44-vjeçarja M.M. ka goditur disa herë me thikë 74-vjeçaren N.H. e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autorja e krimit u arrestua në vendngjarje, kurse mjeti i krimit u sekuestrua nga policia.

Akti i nuses u cilësua “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.