Arrestohet pas 25 vitesh shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Një 59-vjeçar shqiptar, i cili prej 25 vitesh ishte në arrati, për vrasje, është arrestuar në Shqipëri dhe është ekstraduar në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasinNikolla Dura, i cili do të vuajë burgimin e përjetshëm në Itali. Ai akuzohet për vrasjen e një bashkatdhetari, më 16 shtator 1995, në Firence.

Urdhri i arrestit për të u lëshua nga Gjykata e Firences më 1998, por kapja e tij është bërë në maj të këtij viti në Shqipëri.

Nga rrëfimi që ka bërë 59-vjeçari shqiptar, ai qëlloi me thikë për vdekje Albano Zhukën, pasi ky i fundit ka dashur të nxjerrë nga rrjeta e prostitucionit një grua.

Pas vrasjes në Firence, Dura iku fillimisht në Milano, pastaj në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të kryejë veprimtari kriminale, por duke arritur të ketë një rrjet të gjerë sigurie falë të cilit ai arriti të fshihej për një kohë të gjatë.

Mediat italianë thonë se Dura u gjurmua në një fshat në brendësi të Shqipërisë ndërsa ai po lëvizte me një automjet nga Kavajë në Lushnje.