Arrestohet pedagogu i Akademisë Policore një ditë pasi 500 aplikantë kryen provimin

Pedagogu i Akademisë së Sigurisë, Qetsor Gurra, ka rënë në prangat e policisë, bashkë me një student.

Sipas burimeve, ata akuzohen për korrupsion. Arrestimi vjen një ditë pasi rreth 500 aplikantë iu nënshtruan provimit për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit.

Akademia e Sigurisë është institucioni i cili merret me rekrutimin e punonjësve të policisë, aplikantët e të cilëve i nënshtrohen një serie provash për të qenë pjesë e uniformave blu.