Arrestohet për armëmbajtje një person në Llashticë të Gjilanit

Një person në Llashticë të Gjilanit është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Fsh. Llashticë, Gjilan, 25.02.2022-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në një aheng ka shtënë me armë zjarri disa herë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 39 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.