Arrestohet për armëmbajtje një person në Viti

Policia në Viti, pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, me mbështetje të njësiteve patrulluese ka bërë bastisjen në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.K. (1971), shtetas kosovar, nën dyshimin për armë zjarri.

Gjatë bastisjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, model 70 ‘Crvena Zastava’, prodhim jugosllav, një karikator me gjashtë fishekë cal.7.65 mm, një karikator i zbrazur, 36 fishekë cal.7.65 mm, një thikë, një boks metali.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti me kallëzim penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve” procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë.