Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Gjilan

Policia në Gjilan, pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar A.I. (1983).

Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 7.65 mm dhe një karikator, si dëshmi për Gjykatën.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Gjilan, ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore, thuhet në njoftim.