Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Kllokot

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacioni në Kllokot, me datën 08.06.2023, ka pranuar një informatë lidhur me një rast “sulm fizik” që ka ndodhë në Kllokot.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Kllokot.

Ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe nga hetimet e para dyshohet se deri te incidenti ka ardhur për shkak të një borxhi në mes tyre.

Gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie e cila është konfiskuar nga policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe “sulm fizik” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore, thuhet në njoftim.