Arrestohet për armëmbajtje pa leje një serb në Novobërdë
Njësiti i hetimeve rajonale në Gjilan, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar sot një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit S.I. (1970, mashkull kosovar, serb) me vendbanim në fshatin Prekoc, komuna e Novobërdës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:
●Një pushkë M-48 e kalibrit 7.9×57
●Pesë fishekë kalibër 7.9×57 mm
●Dy pushkë gjysmë automatike prodhim jugosllav
●259 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe
●Katër fishekë të kalibrit 7.9X57 mm.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’ Neni 366 i KPRK-së, thuhet në njoftim.

