Arrestohet për braktisje të fëmijëve një grua në Hajvali
Një grua është arrestuar në Hajvali për braktisje të fëmijëve.
Sipas policisë, gruaja ka braktisur fëmijët e saj dhe ka kërkuar që t’i dërgojë te ish-bashkëshorti i saj.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIMI APO BRAKTISJA E FËMIJËS/Hajvali 20.03.2023-15:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me vet-dëshirë i ka braktisur fëmijët e saj dhe e njëjta ka kërkuar që fëmijët t’i dërgojë te ish bashkëshorti i saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

