Arrestohet për degradim të ambientit
Një qytetar në Ranillug është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për degradim të ambientit.
“Fsh. Domorovc, Ranillug 02.102020-13:00. Me 03.10.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është takuar duke nxjerrë zhavorr me ekskavator në vendin ku është e ndaluar nga inspektorët e minierave. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

