Arrestohet për deklarim të rremë
Një person në Istog është arrestuar për kanosje dhe deklarim të rremë.
Njoftimi i policisë:
Gjurakoc, Istog 19.11.2022 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vendosur një karikator me tre fishekë. Karikatori dhe fishekët janë konfiskuar. Rreth orës 16:00 ankuesi, tani i dyshuar është intervistuar dhe ka pranuar se ka deklaruar rrejshëm pasi me personat e dyshuar ka një problem të mëhershëm. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

