Arrestohet për dëmtim të pyllit

Një person është arrestuar për vjedhje pylli, pasi është ndaluar nga policia duke transportuar dru pa dokumente përkatëse.

Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 13.06.2022-22:45. Nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar dru për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse. Automjeti transportues me masën drunore është konfiskuar dhe dërguar në depon e pylltarisë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)