Arrestohet për dhunë ndaj fëmijës një nënë në Lipjan
Eshtë arrestuar për dhunë ndaj fëmijës një nënë në Lipjan, ka njoftuar policia e Kosovës. E dyshuara është dërguar në mbajtje për ‘keqtrajtim apo braktisje fëmijës’.
Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

