Arrestohet për dhunë në familje një burrë në Gjilan
Një burrë është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me leje dhe 15 fishekë.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan, 12.09.2024-00:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”


 
 
						 
						